PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE LINDJA, ZHVILLIMI DHE VEPRIMTARIA

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE ZGJEDHJET VENDORE NË I R J M 1999-2000

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE ZGJEDHJET VENDORE NË I R J M

1999-2000

Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare në Kosovë dhe menjëherë pas kthimit të kosovarëve të shpërngulur, në vendbanimet e tyre, më 31 tetor 1999 47, në IRJM u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet përfunduan me fitoren e kandidatit Boris Trajkovski. Edhe subjektet politike shqiptare shpallën kandidatët e tyre për këto zgjedhje. Pas përfundimit të roundit të parë u pa qartë se kandidati shqiptar nuk kishte asnjë lloj mundësie për fitore, kështu që u vendos që në roundin e dytë të mbështetet njëri prej kandidatëve të partive maqedonase.

Dy kandidatët kryesor, që ishin pretendent për postin e presidentit qenë: Tito Petkovski, përfaqësues i politikës së vjetër, nga rradhët e LSDM dhe Boris Trajkovski që konsiderohej si përfaqësues i politikës së re.

Partitë politike shqiptare nxorën dy kandidatë, z. Muhamet Halili nga PPD, ndërsa nga PDSH, z. Muharem Nexhipin 48. Gjatë fushatës presidenciale, PDSH në Manastir, kryeqendra e dikurshme e Vilajetit të Manastirit dhe në qytetin e Alfabetit të gjuhës shqipe, organizoi një tubim madhështor, gjë që sipas dëshmive, nuk ishte organizuar në shekullin e fundit. Në roundin e parë zgjedhor, kandidati i PDSH fitoi në mënyrë spektakolare nga ai PPD. PDSH kishte besimin absolut të elektoratit shqiptar. Por, votat e tij nuk mjaftonin për t’u zgjedhur një president shqiptar në IRJM. Prandaj, në raundin e dytë PDSH u përcaktua për mbështetjen e kandidatit Boris Trajkovski. Në vazhdim do të analizojmë dy pyetje kyçe :

Pse nuk u mbështet Tito Petkovski , ashtu siç bëri partia tjetër rivale ?

Në këtë kontekst mund të përmenden një sërë faktorësh:

- platforma e strukturave politike që e mbështetnin atë dhe

- deklarimet e hapura të Tito Petkovskit me karakter antishqiptar.

Strukturat maqedonase, që e përkrahnin këtë kandidat, në të kaluarën e afërme thurrnin plane se si t’i transportojnë shqiptarët përmes “korridorit” famëkeq, kontestonin praninë e NATO në IRJM, afirmonin idenë se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk e pranonin Kosovën si fqinj të pestë, etj. Pastaj gjatë fushatës elektorale, vetë Tito Petkovski shpalosi platformën e tij nacionaliste dhe albanofobe, duke sharë e poshtëruar çdo gjë shqiptare. Pothuajse në të gjitha prezantimet e tij para votuesve, ai villte vrer kundër çdo gjëje shqiptare, duke deklaruar se “ nuk i do votat e tyre, pasi që nuk dëshiron të bëhet tradhëtar, por kryetar i Maqedonisë”. Mesazhi i drejtpërdrejtë i tij drejtuar popullit sllavo-maqedonas ishte: “populli maqedonas duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk duhet ta lë fatin e tij në duart e shqiptarëve, pasi që kryetari i ardhshëm, i cili do të zgjidhet me vota të tyre nuk do të jetë legjitim”49. Kundërpërgjigja e popullit shqiptar në IRJM, ishte votimi i kandidatit tjetër.

Por, gjithashtu duhet analizuar se pse u mbështet Boris Trajkovski ?

Edhe në këtë rast mund të përmenden një sërë faktorësh. Por, sigurisht, jo për të treguar se ai është kandidati që i meritonte votat e shqiptarëve, por përkundrazi për t’ua bërë me dije të gjitha subjekteve politike sllavo-maqedonase se vota shqiptare, nuk mund të nënçmohet dhe se shqiptarët paraqesin forcë të madhe politike në IRJM, dhe mund të vendosin edhe për çështje të mëdha, kur bëhet fjalë edhe për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Në përfundim të zgjedhjeve presidenciale qeveria e Georgievskit bëri disa ndryshime. Në mandatin vijues ajo do të ketë këtë përbërje :

Kryeministër, - Lupço Georgievski

Ministria e Mbrojtjes, -Nikolla Klusev;

Ministria e Punëve të Brendshme, -Dosta Dimovska;

Ministria e Drejtësisë, -Xhevdet Nasufi;

Ministria e Punëve të Jashtme, -Aleksandër Dimitrov;

Ministria e Financave, -Nikolla Gruevski,

Ministria e Ekonomisë, -Borko Andreev;

Ministria e Zhvillimit, -Trajko Sllaveski;

Ministria e Tregtisë, -Milijana Danevska;

Ministria e Urbanizmit dhe Ndërtimtari -Dushko Kadievski;

Ministria e Mbrojtj, së Amb. Jetësor, -Toni Popovski;

Ministria e Komunikacionit dhe Lidhjeve -Bobi Spirkovski;

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujrave, Marjan Gjorçev;

Ministria e Arsimit, -Gale Galev;

Ministria e Rinisë dhe Sportit, -Georgi Boev;

Ministria e Kulturës, -Luben Paunovski;

Ministria e Shëndetësisë, -Dragan Danillovski;

Ministria e Punës dhe Politikës sociale, -Bedredin Ibrahimi;

Ministria e Shkencës, -Nenad Novkovski;

Ministria e Pushtetit lokal, -Xhemali Saiti;

Ministria për Diasporë, -Martin Trenevski;

Ministria e Informacionit, -Vebi Bexheti dhe

Ministrat e tjerë : -Vasil Tupurkovski,

-Adnan Qahil dhe

-Ernad Fejzullahu 50.

Një vit pas zgjedhjeve presidenciale u bënë edhe zgjedhjet e treta vendore. Në këto zgjedhje forcat politike shqiptare, PDSH dhe PPD konkuronin me kandidatët e tyre. Në këto zgjedhje PDSH arriti kulmin e fitores së vet, krahasuar me zgjedhjet dyta vendore, ku PPDSH (PDSH) fitoi vetëm nëntë komuna, ndërsa tani suksesi ishte shumë më i madh, duke fituar në 23 komuna të banuara me shqiptarë, në IRJM

Komunat të në të cilat fitoi PDSH ishin këto:

Komuna Kryetari i komunës Nr. I kësh. PDSH - Nr. I kësh. PPD

Tetova -Dr. Murtezan Ismaili 14 0

Tearca -Llokman Elezi 12 3

Bogovina -Hazbi Idrizi 13 4

Kamjani -Nuriman Tefiku 11 4

Shipkovica -Zulqufli Ajvazi 8 5

Bërvenica -Nasuf Sinani 9 2

Zhelina -Mefail Osmani 10 7

Gostivari -Xhemail Rexhepi 9 2

Negotina -Raif Kamberi 11 6

Çegrani -Shaban Saliu 15 2

Vrapçishti -Selman Selmani 4 2

Sërmnova -Hamzi Qerimi 10 0

Vërtoku -Bajram Ajrullai 8 2

Banjicë e P. -Demir Beqiri 6 1

Dibra -Imer Ollogu 7 6

Zajazi -Rufta Hyseini 12 5

Osllome -Sanije Sadiku 8 5

Veleshtë -Tahir Hani 12 1

Dollogozhdë -Mendi Asani 11 2

Saraji -Imer Selmani 10 6

Studeniçani -Azem Sadiku 12 3

Haraçina -Reshat Ferati 5 7

Likova -Husamedin Halili 9 7 51

Përderisa PDSH në zgjedhjet lokale të vitit 2000 fitoi 23 kryetar komunash dhe 287 vende këshilltarësh komunal, PPD fitoi vetëm 3 kryetar komunash dhe 123 vende për këshilltarë komune 52.



47 Slluzhben vesnik na Republika Makedonija, br. 51, “ Reshenie za raspishuvanje na izbor za pretsedatel na Republika Makedonija “, br. 08-3290/1, 9 avgust, 1999.

48 >>Fakti<<, “PDSH-ja nominon Muharem Nexhipin për postin e kryetarit të shtetit “, 25 gusht, 1999.

49 >> Flaka<<, “ Në skenë nacional-socializmi dhe shovinizmi i Titos “, 19 nëndor, 1999.

50 Slluzhben vesnik na Republika Makedonija, br. 84, 28 dekemvri, 1999, “ Odluka za izbor na vladata na Republika Makedonija”, br. 08-4726/1, 22 dekemvri, 1999.

51 Drzhavna izborna komisija, Lokalni izbori 2000, “Oficijalni rezultati od glasanjeto za izbor na gradonaçalnik i çlenovi na Sovetot na opshtinite i gradot Skopje”, Skopje, april 2001 g. 49.

52 Po aty, 80