PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE LINDJA, ZHVILLIMI DHE VEPRIMTARIA

REZULTATET E PJESËMARRJES SË PDSH NË PUSHTETIN QENDROR

REZULTATET E PJESËMARRJES SË PDSH NË PUSHTETIN QENDROR

Çka fitoi populli shqiptar në IRJM me pjesëmarrjen e PDSH në qeveri ?

Suksesi më i madh i pjesëmarrjes së PDSH në qeverinë e Georgievskit ishte:

- RIORIENTIMI I POLITIKËS SHTETËRORE dhe

- Ç’RRËNJOSJA E STRUKTURAVE TË VJETRA, PRO-SERBE NË IRJM.

Që në kohën e Luftërave Ballkanike dhe pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Maqedonia konsiderohej si “Serbi Jugore”. Ndërsa, në sistemin e Jugosllavisë socialiste, ajo konsiderohej si “satelit” i Serbisë. Mbi këtë platformë, në Maqedoni në mënyrë të vazhdueshme u ndërtuan struktura shtetërore të sistemit që ishin lojale ndaj Serbisë ose ishin pro-serbe. Kështu u ndërtua i tërë aparati shtetëror i Maqedonisë me një lidhje të mistershme me Beogradin, lidhje që orientohej gjithnjë kah politika serbe.

Nga ana tjetër, bartësit e kësaj politike pas zgjedhjeve shumëpartiake, ishin strukturat e ish sistemit, të cilat u kthyen në “demokratë” dhe vazhduan të kenë ndikim më të madh pas shpalljes së pavarësisë së IRJM-së. Pra, me ndërrimin e sistemit shoqëror, nga sistemi komunist në atë pluralist, nuk u ndërruan strukturat e mendësisë së vjetër. Aparati shtetëror mbeti po ai i vjetri. Si rrjedhojë nuk ndërroi as logjika e të menduarit ndaj çështjes shqiptare. Ky aparat burokratik i betonuar në sistem ishte pengesë e realizimit të barazisë së shqiptarëve, prandaj duhej bërë ç’montimi i tij. PDSH me vetëdije i hyri një aktiviteti të këtillë, përmes pjesëmarrjes në pushtetin ekzekutiv, në fillim në rrafshin lokal, e më pas edhe në rrafshin qendror. Në raport me politikën e mëhershme, të qarqeve Shkup-Beograd, tani kishte një kthesë të re, përpjekjet e para të afrimit të politikës Shkup-Prishtinë.

ÇKA REALIZUAN SHQIPTARËT E MAQEDONISË NË RRAFSHIN NACIONAL, ME PJESËMARRJEN E PDSH NË PUSHTETIN QENDROR ?

Ç’rrënjosja e strukturave të vjetra dhe rritja e përqindjes së numrit të shqiptarëve në institucione të sistemit ( Administratën shtetërore dhe Ndërmarrjet publike në nivel republikan dhe njësive rajonale ), duhej të kalonte nëpër dy faza:

- në fazën e parë duhej të merren pozicionet drejtuese të atyre institucioneve, ndërsa

- në fazën e dytë, përmes udhëheqësve të emëruar shqiptarë, duhej të punësoheshin shqiptarë, me qëllim që të përmirësohej pjesëmarrja e shqiptarëve nëpër ata institucione, sipas përqindjes së popullatës.

Platforma e PDSH përfshinte disa pika kyçe:

1. Lirimi i të burgosurve politikë 15( Kryetarët dhe Kryesuesit e këshillave komunale, që ishin burgosur pas ngjarjeve të 9 korrikut 1997 nga qeveria e Cërvenkovskit) ;

2. Marrja e pozitave udhëheqëse në institucionet shtetërore dhe rritja e numrit të shqiptarëve nëpër institucione ;

3. Universiteti në gjuhën shqipe ;

4. Kanali i Tretë Televiziv në gjuhën shqipe ;

5. Decentralizimi i Pushtetit Lokal;

6. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në IRJM.

Kronologjikisht gjatë mandatit të PDSH në qeveri me partnerët e saj, ngjarjet patën këto zhvillime.

Hapi i parë i PDSH në pushtet ishte tepër produktiv dhe i suksesshëm:

Fillimisht u liruan të gjithë të burgosurit politikë që mbaheshin nëpër burgjet maqedonase. Ky fillim i mirë ishte edhe shembull i energjisë pozitive që treguan partnerët e koalicionit qeveritar. Ngjarjet që pasuan përfshinë edhe krizën kosovare, e cila në IRJM u menaxhua nga PDSH. Aktivistët e saj dhe vullnetarët tjerë që kërkonin të jepnin ndihmesën e tyre iu mundësua hapësirë maksimale për veprim, që prej momentit të pritjes së bashkëkombasve tanë nga Kosova, vendosjes së tyre nëpër shtëpi private apo kampe, përkujdesja për ta, e deri te përcjellja e atyre që dëshironin të merrnin pjesë në aksionet ushtarake në Kosovë. Por, pas përfundimit të krizës së Kosovës dhe dëbimit të okupatorit serb nga Kosova, PDSH ndërmori një hap tjetër të rëndësishëm për afrimin e politikës mes Shkupit dhe Prishtinës, duke marë rolin e hallkës lidhëse në mes IRJM dhe Kosovës 16.

Ndër detyrat që i kishte prioritet në platformën e saj, PDSH iu përvesh punës për realizimin e interesit kombëtar të shqiptarëve në IRJM. Sipas analistëve të huaj dhe shqiptarë, rezultatet që i arriti në këtë pikë nuk mund të krahasoheshin me asnjë periudhë kohore, pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas fillimit të proceseve pluraliste, nga viti 1990.

Pas konsultimeve me ekspertë shqiptarë dhe të huaj u arritën të bëhen përgatitjet e projektit dhe u miratua Ligji për arsimin e lartë. Më 11 shkurt 2001, në Tetovë u vunë gurthemelet e Universitetit të Evropës Juglindore 17, i cili do t’u krijonte mundësi studentëve shqiptarë të zgjëronin njohuritë nëpërmjet universitetit me cilësi të larta arsimore. Ky projekt me rëndësi kombëtare u sulmua ashpër kinse “UEJL është i hapur për të mbyllur Universitetin e Tetovës”. Por, e vërteta ishte krejt ndryshe, PDSH nuk e preku Universitetin e Tetovës, i cili vazhdoi të funksionojë edhe më tej. Faktikisht, konkurenca nuk mund të lë anash edhe tempujt e arsimit. Konkurenca sjell kualitet, gjë që është shumë e nevojshme për ne të gjithë. Do të përmend edhe një fakt që është i pamohueshëm. Shumë “intelektualë të pavarur”, që kanë tituj akademikë, të cilët kanë dhënë vlerësime të gabuara për projektin e UEJL, sot janë të inkuadruar në të dhe ligjërojnë në kushte bashkëkohore. Është çështje tjetër ajo se degët që janë hapur në UELJ nuk i plotësojnë nevojat arsimore të popullit shqiptar në IRJM. Kjo e fundit mund të arrihet me angazhimin e përgjithshëm të potencialit intelektual dhe të faktorit shqiptar, që do të mundësonte kompletimin e të gjitha Fakulteteve që janë të nevojshme për një komb të arsimuar.

Gjatë mandatit të PDSH gjithashtu u përgatit projekti i Kanalit të tretë televiziv në gjuhë shqipe, realizimi i të cilit u arrit kah fundi i mandatit. Pastaj vjen projekti për decentralizimin e pushtetit lokal dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në IRJM.

Duhet theksuar se gjatë mandatit qeverisës të PDSH, IRJM-ja u trondit nga dy luftëra, edhe pse e para nuk ndodhi brenda territorit të saj:

- Lufta e Kosovës, 1999 dhe ;

- Lufta në IRJM, 2001.

Do të thotë se për një periudhë prej katër vjetësh, dy vitet e mandatit të saj qeverisës u përfshinë në luftëra. Por, falë politikës dhe vizionit të Kryetarit Arbën Xhaferi dhe Kryesisë së PDSH, ky subjekt politik nuk gaboi asnjëherë. Për këtë, do të dëshmojë vetë historia.

Krahasuar me qeverisjen paraprake të PPD, PDSH për një kohë të shkurtër shënoi suksese marramendëse. Në vijim do të japim një pasqyrë të pozicioneve drejtuese që i mori PDSH, nëpër qendra të ndryshme të IRJM ku jetonin shqiptarët.

Për herë të parë PDSH emëroi drejtues shqiptarë nëpër shumë institucione:

Tetovë

Spitali i qytetit - Drejtori

Gjyqi komunal - Drejtori

Ministria e drejtësisë - Kryeshefi

Ministria e punëve të brendshme - Kryeshefi

Burgu - Drejtori

Posta - Drejtori

Drejtoria e të hyrave publike - Drejtori

Enti i gjeodezisë - Kryeshefi

Qendra për punë sociale - Drejtori

Biblioteka e qytetit - Drejtori

Pallati i kulturës - Drejtori

Ministria e arsimit - Kryeshefi

Çerdhja e fëmijëve - Drejtori

Ministria e ekonomisë - Kryeshefi

Elektrodistribucioni - Zv.Drejtori

Ministria e bujqësisë - Kryeshefi

Enti për punë dhe politikë sociale - Kryeshefi

NP për projektim - Drejtori

NP për kullota - Kryeshefi

Shtëpia e pionerëve - Drejtori

Qendra rekreative,“Kodra e Diellit”- Drejtori 18

(Në kohën e qeverisjes së PPD shqiptarët udhëhiqnin vetëm këta institucione: Gjyqin, Postën dhe Qendrën për punë dhe politikë sociale).

Gostivar

Spitali i qytetit - Drejtori

Gjyqi komunal - Zv.Kryetari

Prokuroria publike - Kryetari

Ministria e drejtësisë - Kryeshefi

Ministria e punëve të brendshme - Zv.Kryeshefi

Ministria rajonale e mbrojtjes - Kryeshefi

Posta - Drejtori

Sigurimi shtetëror - Kryeshefi

Ekonomia e ujrave - Drejtori

Qendra për punë sociale - Drejtori

Enti për punësim - Kryeshefi

NP për banesa - Drejtori

Ministria e arsimit - Kryeshefi

Çerdhja e fëmijëve - Drejtori

Fondi i pensionistëve dhe invalid. - Kryeshefi

Inspektorati i tregut - Kryeshefi

NP e telekomunikacionit - Zv.Drejtori

NP “Elektro-Mavrova” - Zv.Drejtori

Elektrodistribucioni - Zv.Drejtori

Pushimorja “Bunec” - Drejtori

Mulliri “Zhito Sharri” - Drejtori 19

(Në kohën e qeverisjes së PPD shqiptarët i udhëhiqnin vetëm: Qendrën për punë dhe politikë sociale dhe Ministrinë rajonale të mbrojtjes).

Shkup

Posta No.2 - Drejtori

Qendra për punë sociale - Drejtori

Qendra për fëmijë – Qendër - Drejtori

Enti për çështje pronësore juridike- Kryeshefi

Enti për çështje ekonomike - Kryeshefi

Ministria e PB.- Shkup - Zv.Kryeshefi

Qendra për fëmijë me të meta - Drejtori

Teatri i kombësive - Drejtori 20

(Qeveria e përparshme nuk kishte emëruar asnjë shqiptar në pozitë drejtuese)

Kumanovë

Posta - Drejtori

Qendra sociale - Kryeshefi

Enti për punë dhe politikë sociale - Kryeshefi

NP për kullota - Kryeshefi

Ministria e PB-Kumanovë - Zv.Kryeshefi

Sigurimi shtetëror - Zv.Kryeshefi

Ministria rajonale për financa - Kryeshefi 21

( Qeveria e përparshme nuk kishte emëruar asnjë udhëheqës shqiptar )

Dibër

Spitali - Drejtori

Posta - Drejtori

NP e telekomunikacionit - Drejtori

Elektrodistribucioni - Drejtori

Qelimara (Ind. e qylymave) - Drejtori

Banjat e Dibrës - Drejtori

Pallati i kulturës - Drejtori

Çerdhja e fëmijëve - Drejtori

Enti për punësim - Kryeshefi

Ministria rajonale e urbanizmit - Kryeshefi

Ministria rajonale për ekonomi - Kryeshefi

Ministria rajonale e bujqësisë - Kryeshefi

NP për çëshjte banesore - Kryeshefi 22

( Në kohën e qeverisjes së PPD shqiptarët udhëhiqnin Qendrën për punë sociale, çerdhen për fëmijë dhe Entin për punësim ).

Kërçovë

Posta - Drejtori

Qendra për punë sociale - Drejtori

Enti për punë dhe politikë sociale - Kryeshefi

Ministria rajonale për financa - Kryeshefi

Spitali - Zv.Drejtori 23

(Qeverisja e PPD iu mundësoi shqiptarëve qeverisje vetëm në Entin për punë dhe politikë sociale).

Strugë

Posta - Drejtori

Qendra për politikë sociale - Drejtori

Enti për punësim - Kryeshefi

Sigurimi shtetëror - Shefi

Sektori për të huaj dhe dokumente zyrtare pranë MPB- Shefi

Pushimorja “Majski Cvet” - Drejtori

Enti për punë dhe politikë sociale - Kryeshefi

Ministria rajonale e ekonomisë - Kryeshefi

Ministria rajonale e drejtësisë - Kryeshefi

Sektori për financa - Shefi

NP rajonale “Makedonija Pat” - Shefi

Aeroporti i Ohrit - Zv.Drejtori

Burgu - Zv.Drejtori

Qendra spitalore “Vevçan” - Nd.Drejtori

Enti për çështje banesore - Zv.Drejtori 24

( Gjatë qeverisjes së PPD shqiptarët drejtonin vetëm Entin për punë dhe politikë sociale ).

Ohër

Posta - Drejtori

Çerdhja për fëmijë - Drejtori

Spital- Reparti i kirurgjisë - Kryeshefi 25

Resnjë

Qendra për punë sociale - Kryeshefi

Enti për punësim - Kryeshefi

Fondi për shëndetësi - Kryeshefi

Spitali i Prespës - Zv.Drejtori 26

Krushevë

Qendra për punë sociale - Kryeshefi 27

Manastir

Posta - Drejtori

Enti për punësim - Kryeshefi

M. rajonale për çështje pron.jurid.- Kryeshefi

Qendra për fëmijë pa prindër - Drejtori

Enti për punë dhe politikë sociale - Kryeshefi

Kopshti zoologjik - Drejtori

NP për kullota - Kryeshefi

NP për Ndërt. dhe çështje Arkitek. - Zv.Drejtori

Ministria e PB – Manastir - Zv.Kryeshefi 28

Në qendrat e tjera në të cilat shqiptarët përbëjnë një pakicë të vogël të popullatës lokale ( Prilep, Veles, Zhitoshë etj ), në kohën e qeverisjes së PDSH për herë të parë u punësuan disa shqiptarë edhe pse paraqiste problem mungesa e kuadrove të arsimuara .

====================================

Më poshtë do të japim disa nga të dhënat sipërfaqësore të dikastereve qeveritare, të ministrive qendrore dhe ndërmarrjeve publike republikane. Në vazhdim do të mundohemi të përmendim disa nga arritjet e PDSH në emërimin e kuadrove shqiptare në dikasteret qeveritare.

MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

PDSH-ja e udhëhiqte këtë sektor qeveritar. Në politikën e emërimit të shqiptarëve në pozicione drejtuese u emëruan:

8 Drejtorë në kopshtet e fëmijëve dhe pushimoreve për fëmijë;

10 Drejtorë nëpër Qendrat sociale në qytete të ndryshme;

23 Udhëheqës të tjerë;

4 Këshilltarë;

4 Zëvendësdrejtorë;

9 Udhëheqës të MPPS;

4 Kryeshefa në Entet për punësim;

1 Zv.drejtor në Fondin për pensionistë dhe

2 Kryeshefa rajonal të Fondeve pensionale.

Gjatë kësaj periudhe janë punësuar edhe: 41 edukatorë, 44 infermiere, 1 mjek, 5 infermiere, 1 sekretar, 1 referent, 61 punëtorë ndihmës, 1 këshilltar, si dhe janë hapur 12 vende tjera të punës. Ndërsa, në qendrat për punë dhe politikë sociale dhe institucionet për mbrojte sociale janë punësuar : 4 këshilltarë, 5 jurist, 1 pedagog, 2 sociolog, 1 koordinator, 1 punëtor administrativ, 2 punëtorë social, 3 kontabilistë, 2 arkivues, 4 punëtorë ndihmës, 4 referentë …29

MINISTRIA E VETËADMINISTRIMIT LOKAL

Kjo Ministri u formua me kërkesën e PDSH, e cila edhe e drejtonte këtë sektor. Qëllimi i formimit të këtij dikasteri ishte rregullimi i çështjes së vetëadmnistrimit lokal. Në vitin 2000 u përgatit Ligji për pushtetin lokal, në përgatitjen e të cilit morën pjesë: Unioni Evropian, Organizata amerikane USAID dhe Këshilli Evropian. Në përgatitje e sipër ishte edhe Ligji për finansimin e komunave dhe Ligji për ndarjen territoriale.

Struktura e të punësuarve shqiptarë në Ministrinë e pushtetit lokal arriti shifrën në 55%. Kur u bë rikonstruimi i Qeverisë këtij sektori iu bashkëngjit edhe Zyra për rajonet e pazhvilluara dhe numri i të punësuarve shqiptarë zbriti në 35 % (për shkak se Zyra për rajonet e pazhvilluara kishte më shumë të punësuar maqedonas) 30.

MINISTRIA E INFORMACIONIT

( Agjencia e informacionit )

Gjatë kohës së qeverisjes së PPD në këtë sektor ka qenë punësuar vetëm një shqiptarë, por me ardhjen e PDSH në pushtet ajo mori drejtimin e këtij sektori qeveritar. Gjatë kësaj periudhe u punësuan edhe 6 shqiptarë, nga gjithësej 25 që ishin të punësuar.

Për herë të parë, ky sektor i ndau burimet financiare për mediumet e shkruara, në përputhje me përqindjen zyrtare të popullatës në IRJM. Gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe merrnin 23 % të burimeve financiare nga shuma e përgjithshme që ndahej nga nga buxheti shtetëror.

Drejtuesit shqiptarë të këtij sektori që vinin nga radhët e PDSH emëruan tre drejtorë shqiptarë në radiot lokale, në Tetovë, në Gostivar dhe në Dibër, gjë që ndodhte për herë të parë 31.

MINISTRIA E EKONOMISË

Këtë sektor qeveritar PDSH e drejtoi për një kohë të shkurtër, por në një kohë rekord, nën udhëheqjen e PDSH, në këtë sektor u pranuan shumë shqiptarë, gjë që rriti përqindjen në 5.75 %. Poashtu, u emëruan shumë kryeshefa në Ministritë rajonale:

Tetovë;

Gostivar;

Strugë;

Dibër;

Kërçovë dhe

Komunën Qendër-Shkup.

Po në këtë sektor u emëruan edhe:

4 Udhëheqës të sektorëve kryesorë të Ministrisë;

Drejtori i përgjithshëm i inspektoriatit të tregut;

Drejtori për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe

Drejtori për turizëm 32.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në këtë sektor shumë të rëndësishëm, që është shtylla kryesore e shtetit, më parë shqiptarët shikoheshin me sy të dyshimtë dhe shërbenin vetëm si nëpunës të thjeshtë. Përmes PDSH, për herë të parë u emërua nënsekretari i MPB republikane dhe më pas edhe Zv.Ministri i MPB. Ndërkohë u emëruan shumë drejtues nëpër Ministritë rajonale të MPB. Për një kohë të shkurtër të qeverisjes së PDSH u emëruan:

Kryeshefi i drejtorisë së policisë sekrete – sektori i tretë;

Kryeshefi i krimeve-policisë sekrete;

Kryeshefi i policisë sekrete – në Dhomën për tregti të palejueshme;

Kryeshefi i drejtorisë së policisë publike – në Tetovë;

Kryeshefi i drejtorisë së krimeve-policisë – në Tetovë;

Tre Komandantë dhe pesë zv.komandantë në stacionet policore në Tetovë dhe rrethinë;

Kryeshefi i drejtorisë së Shkupit;

Dy komandantë dhe pesë zv.komandantë në stacionet policore të Shkupit;

Kryeshefi i drejtorisë së policisë sekrete - në Gostivar;

Zv. kryeshefi i drejtorisë publike – në Gostivar;

Kryeshefi i drejtorisë së krim-policisë – në Gostivar;

Zv.kryeshefi i drejtorisë së policisë publike – në Kumanovë;

Dy zv.komandantë të stacioneve policore në Kumanovë dhe rrethinë;

Zv.kryeshefi i drejtorisë së policisë publike – në Kërçovë;

Një zv.komandant në stacionin policor për komunikacion – në Kërçovë;

Kryeshefi i Dhomës së policisë sekrete – në Strugë;

Zv.kryeshefi i Dhomës së policisë publike – në Strugë;

Një komandant dhe dy zv.komandantë të stacioneve policore në Strugë dhe rrethinë;

Zv.kryeshefi i Dhomës së policisë publike - në Dibër.

Gjatë qeverisjes së PDSH filloi procesi i përshpejtuar i inkuadrimit të policëve shqiptarë në MPB dhe një numri të madh të inspektorëve në këtë ministri. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë punësuar rreth 484 policë me uniformë dhe rreth 130 policë civilë shqiptarë 33.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Përderisa gjatë qeverisjes së mëparshme ishin emëruar vetëm tre ambasadorë shqiptarë, gjatë një periudhe të shkurtër të qeverisjes së PDSH, ky numër u rrit në gjashtë. Kështu u emëruan ambasadorë shqiptarë në:

Itali ;

Turqi;

Slloveni;

Danimarkë;

Kroaci dhe

Zvicër

Po ashtu në Minstrinë e Punëve të Jashtme u punësua një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve 34.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

PDSH në këtë sektor përfaqësohej me Zëvendësministrin. Ndryshimet që ndodhën në nivel republikan për emërimin e kuadrove shqiptare, nuk ishin parë asnjëherë. Kështu, për herë të parë shumë kuadro shqiptare, të cilët ishin shqiptarët e parë që do të drejtonin këto qendra mjekësore:

U emëruan drejtorët në qendrën medicinale në: Tetovë;

Gostivar;

Dibër;

Ndërsa Zëvendës drejtorët në qendrën medicinale në: Kumanovë;

Kërçovë;

Strugë;

Prespë dhe

Gjevgjeli.

Në nivel të Ministrisë qendrore u emëruan edhe dy udhëheqës të sektorëve të Mjekësisë primare dhe Zv.drejtori i Fondit republikan të shëndetësisë.

Gjatë kohës së qeverisjes së PDSH u është mundësuar specializimi në fusha të ndryshme, më shumë se 100 mjekëve shqiptarë.

Gjithashtu u themelua për herë të parë :

SHOQATA E STOMATOLOGËVE DHE FARMACISTËVE SHQIPTARË.

Nuk mund të lihet pa përmendur edhe një fakt tjetër i rëndësishëm që lidhet me Luftën e Kosovës: të plagosurit e UÇK dhe popullsia civile e Kosovës janë mjekuar pa droje nëpër spitalet tona 35.

MINISTRIA E ARSIMIT

PDSH në këtë sektor përfaqësohej me zëvendësministër dhe me dy ndihmësministra, për shkolla të mesme dhe shkolla fillore.

Gjatë periudhës së PDSH u bënë emërime të kryeshefave në ministrinë rajonale të Tetovës dhe Gostivarit dhe shumë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme.

Gjatë kësaj periudhe në Shkup u rritë numri i paraleleve të shkollave të mesme nga 28 në 40. Rritja e numrit të paraleleve u bë në të gjitha qytetet me shumicë shqiptare. Numri i semimaturantëve, të cilët regjistroheshin nëpër shkolla të mesme u ngritë nga 33 % ( sa ishte në kohën e PPD) deri në 48 %.

Gjatë kohës së PDSH janë bërë investime në ndërtimin e objekteve të shumë shkollave fillore dhe të mesme:

Shkup : shkolla fillore në Krushopek, Saraj, Kondovë, Moranë;

Tetovë : shkolla fillore në Jazhincë, Grupçin, Bogovinë, Llërcë, Tearcë, Sedlarcë, Odër;

Gostivar : shkolla e re e mesme e mjekësisë, shkolla e mesme ekonomike ( 6 paralele), përfundimi i shkollës së Çegranit, shkolla e re fillore “Mosha Pijade” në Gostivar, renovimi i shkollës së Sërmnovës, Strajan, Reçan, shkolla e re “Vëllazërim-bashkimi” në Gostivar;

Kërçovë : shkolla e re në Shutovë, Tuhin, renovimi i shkollës së Zajasit, Greshnicës;

Strugë : shkolla e re në Fërngovë, Tatesh, renovime në shkollën e Dollogozhdës, Veleshtës dhe “V. Milladinov” në Strugë.

MINISTRIA E KULTURËS

Gjatë kohës së qeverisjes së PDSH u emëruan shumë funksionarë shqiptarë në poste të ndryshme dhe u financuan një mori projektesh me karakter kulturor për kulturën shqiptare. Ja edhe postet drejtuese që i morën shqiptarët në këtë sektor:

Nënsekretari i Ministrisë së kulturës;

Drejtori i Pallatit të kulturës në Tetovë;

Drejtori i Bibliotekës së qytetit në Tetovë;

Drejtoi i Pallatit të kulturës në Dibër;

Drejtori i Kopshtit zoologjik në Manastir …

Si Suksese të kohës së qeverisjes së PDSH mund të përmendet edhe :

- Financimi i projektit kryesor për ndërtimin e Bibliotekës së Tetovës, pranë Pallatit të kulturës ( 44. 000 DM );

- Rindërtimi dhe meremetimi i Pallatit të kulturës në Dibër (120.000 DM );

- Investime për Pallatin e kulturës në Tetovë ( 70.000 DM );

- Investime në Pallatin e kulturës në Negotinë ( Gostivar ), ( 15.000 DM );

- Financimi i Teatrit Shqiptar në Shkup ( 100.000 DM );

- Financimi i SHKA “Ibe Palikuqa” ( 17.000 DM );

U financuan edhe :

- Kori i Pallatit të kulturës në Tetovë, që kapte shumën mbi 60.000 DM ( gjatë tre viteve me radhë në Festivalet ndërkombëtare );

- Teatri shqiptar në Shkup ( financim projektesh për shfaqje të ndryshme), mbi 300.000 DM;

- Ndërtimi i kinemasë në Bit Pazar ( Shkup ) në teatër për fëmijë dhe të rritur të udhëhequr nga aktori Bajrush Mjaku ( objektin e ka ndarë Ministria e kulturës );

- Teatri amator “ Qemal Ajdini “ në Dibër;

- Festivali “ Sharri këndon “ ( 24.000 DM );

- Festivali “Nota fest “ ( mbi 30.000 DM );

- Festivali “ Këngë jeho “ – Strugë;

- Festivali për fëmijë “ Bletëzat “;

- Festivali për fëmijë “ Ylberi “;

- Manifestimi “ Ditët e Naimit “, në vlerë mbi 60.000 DM;

- Manifestime kulturore të organizuara nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë.

Gjithashtu janë finansuar edhe projekte të botimeve, artit figurativ dhe shumë projekte tjera individuale 36.

NP “POSTAT E MAQEDONISË”

PDSH drejtonte edhe Postën e IRJM. Gjatë qeverisjes së PPD numri i përgjithshëm i të punësuarve shqiptarë në këtë institucion ishte 65 ose 2.8 %. Për një kohë të shkurtër, përmes punësimeve të reja, përqindja e shqiptarëve arriti në 7.9 %. Në Drejtorinë qendrore të postës dhe në nivel të Republikës u emëruan shqiptarë në:

Drejtori për çëshjte ekonomike financiare;

Kryeshefi për çështje juridike;

Drejtori i Postës Qendrore në Shkup;

Drejtori i Postës së Ohrit;

Drejtori i Postës së Manastirit;

Drejtori i Postës së Tetovës;

Drejtori i Postës së Kumanovës;

Drejtori i Postës së Gostivarit;

Drejtori i Postës së Dibrës;

Drejtori i Postës së Strugës dhe

Drejtori i Postës Qendrore - Shkupi II

Gjithashtu u investua edhe në ndërtimin e postave të reja që do të ishin në shërbim të qytetarëve, të cilat ishin :

Tetovë: Shipkovicë;

Xhepçisht;

Çarshi të Epërme;

Tregu i gjelbërt;

Universiteti i Evropës Juglindore;

Reçicë të Vogël;

Bogovinë;

Dobrosht;

Çellopek dhe

Shemshovë.

Gostivar: Debresh;

Zona banesore nr. 6 ;

Banjicë e Poshtme dhe

Posta Qendrore.

Strugë: Veleshtë;

Papradnik;

Vërngovë dhe

Karaçishtë.

Kërçovë: Çellopek dhe

Zajas.

Manastir: Resnjë dhe

Starovinë.

Veles: Jabollçisht dhe

Jabollçisht e Poshtme.

Prilep: Zhitoshë dhe

Cërnilisht.

Dibër: Banjisht.

Shkup: Saraj;

Kondovë dhe

Gazi Babë 37.

NP “SHËRBIMET E AEROPORTIT”

Sipas statistikave zyrtare, gjatë qeverisjes së PPD në këtë ndërmarrje me rëndësi shumë të madhe ka pasur vetëm 5 të punësuar shqiptarë ose 0.94 %. Gjatë periudhës së qeverisjes së PDSH, sidomos pas marrjes së postit udhëheqës në këtë ndërmarrje, numri i të punësuarve shqiptarë u rrit dukshëm, duke arritur deri në 120 ose 13.28 të punësuar shqiptarë.

Edhe në aeroportin e Ohrit u emërua Zv.drejtori shqiptar dhe u bënë 13 punësime të reja 38.

NP PËR EKONOMIZIM TË KULLOTAVE

Edhe në këtë ndërmarrje kishte të punësuar vetëm një shqiptarë.

Në kohën e qeverisjes së PDSH, drejtori i përgjithshëm që u emërua ishte shqiptar, por u rrit edhe numri i të punësuarve shqiptarë, që arriti në 9 ose 18.86 %.

Në njësitë rajonale të kësaj ndërmarrjeje u emëruan kryeshefa shqiptarë në:

Tetovë;

Kumanovë;

Manastir dhe

Kërçovë 39.

FONDI PËR RRUGËT RAJONALE DHE MAGJISTRALE

Edhe në këtë institucion, PDSH emëroi drejtorin e përgjithshëm nga radhët e saj. Derisa në periudhën e qeverisjes së PPD ishin punësuar vetëm 7 % shqiptarë, gjatë kohës së qeverisjes së PDSH kjo përqindje u rrit në 18 %.

Me ndihmën e këtij institucioni të rëndësishëm, në hapësirat ku jetonin shqiptarët u ndërtuan: shumë ura të reja; rrugë të asfaltuara; përfundoi së ndërtuari autostrada Shkup –Tetovë; komunat shqiptare morën donacione të shumta, të cilat u shfrytëzuan për asfaltime dhe meremetime të rrugëve lokale.

Një ndër preokupimet kryesore të PDSH ishte përshpejtimi i përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e Korridorit K-8, që fillon prej kufirit të Shqipërisë ( Qafë Thanë ) dhe përfundon te ai bullgar ( Deve Bair ), në një gjatësi prej 208 Km 40.

AGJENCIA PËR SANIMIN E BANKAVE

Hapi i parë që bëri PDSH, ishte emërimi i drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni. Pas kësaj u rrit numri i të punësuarve shqiptarë që arriti shifrën 25 %. Por, përfaqësimi i tyre nuk ishte simbolik edhe për rëndësinë e funksionit që ata do të kryenin në këtë sektor 41.

----------------------------------------

DREJTORIA E DOGANAVE TË IRJM

Edhe pse në këtë drejtori PDSH mori postin e Zv.drejtorit, megjithatë ajo arriti që të përmirësojë dukshëm strukturën e të punësuarve në favor të shqiptarëve.

Gjatë qeverisjes së PPD, në këtë sektor kishte vetëm 22 shqiptarë të punësuar. Me ardhjen në qeveri të PDSH, u punësuan mbi 70 shqiptarë, disa prej të cilëve kishin poste me përgjegjësi. Po ashtu gjatë kësaj periudhe u emëruan :

Shefi i Doganës në vendkalimin e Bllacës;

Zv.shefi në terminalin e Tetovës dhe

Shefi në terminalin e Strugës 42

Nuk mund të lihen pa përmendur edhe arritjet e PDSH, që ishin në interes të shqiptarëve, në këto sektore:

Ministrinë e Drejtësisë;

Ministrinë e Mbrojtjes

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave;

Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;

Ministrinë e Kulturës;

Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve;

Agjencisë për emigracion;

Agjencisë për zhvillim dhe investime;

Entin shtetëror për gjeodezi;

Entin shtetëror të statistikës;

NP “Elektroekonomia”;

NP për banesa dhe hapësira tregtare;

NP “Makedonija Pat”;

NP “Hekurudhat e Maqedonisë”;

NP për planifikim hapësiror dhe urbanizëm”;

Gjykatën republikane

Edhe përkundër këtyre sukseseve të arritura, gjatë pjesëmarrjes në qeveri, PDSH nuk ishte e kënaqur me këto rezultate, sepse barazia e shqiptarëve në sistem ishte ende shumë larg. Duhej arritur hapi historik që ishte humbur nga qeverisja paraprake. Për t’u arritur kjo, duhej ndryshuar statusi politik dhe juridik i shqiptarëve në IRJM dhe të krijohej mekanizmi juridik që do të mbronte këtë çështje.



15 Slluzhben vesnik na Republika Makedonija, br. 6, 5. 2. 1999, “ Ukaz “, br. 07-460/1.

16 Është fjala për takimet e Kryeministrit, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit, Lupço Georgievski, në Shkup dhe Prishtinë.

17 Akti themelues i Universitetit të Evropës Juglindore. Nr. prot. 01-133/1.

18 >>Flaka<<, “Çka fituan shqiptarët në Maqedoni – qeverisja e PDSH në Tetovë”, 24-25 gusht, 2002.

19 Po aty, “Qeverisja e PDSH në Gostivar “, 23 gusht, 2002.

20 Po aty, “Qeverisja e PDSH në Kumanovë “, 22 gusht, 2002.

21 Po aty, “ Qeverisja e PDSH në Kumanovë “, 22 gusht, 2002.

22 Po aty, “ Qeverisja e PDSH në Dibër “, 21 gusht, 2002.

23 Po aty, “ Qeverisja e PDSH në Kërçovë “, 20 gusht, 2002.

24 Po aty, “ Qeverisja e PDSH në Strugë “, 20 gusht, 2002.

25 Po aty, “ Qeverisja e PDSH në Ohër “, 19 gusht, 2002.

26 Po aty.

27 Po aty.

28 Po aty.

29 Po aty, “ Ministria për Punë dhe Politikë Sociale “, 27 gusht, 2002.

30 Po aty, “ Ministria e Pushtetit Lokal “, 28 gusht, 2002.

31 Po aty, “ Ministria e Informatave- Agjencioni për Informata “ 30 gusht, 2002.

32 Po aty, “ Ministria e ekonomisë “, 29 gusht, 2002.

33 >>Flaka<<, “ Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione të shtetit – Ministria e Punëve të Brendshme “, 4 shtator, 2002.

34 Po aty, “Ministria e Punëve të Jashtme “, 31 gusht, 2002.

35 Po aty, “ Ministria e Shëndetësisë “, 2 shtator, 2002.

36 Po aty, “ Ministria e Kulturës “, 3 shtator, 2002.

37 Po aty, “ NP. Postat e Maqedonisë “, 7-9 shtator, 2002.

38 Po aty, “ NP. Shërbimet e Aeroportit “, 10 shtator, 2002.

39 Po aty, “ NP. për ekonomizim të kullotave “, 5 shtator, 2002.

40 Po aty, “ Fondi për Rrugë rregjionale dhe magjistrale “, 12 shtator, 2002.

41 Po aty, “ Agjencioni për Sanimin e bankave “, 5 shtator, 2002.

42 Po aty, “ Drejtoria e Doganave të Maqedonisë “, 11 shtator, 2002.